Dështoi 32 herë, sot tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen ditën e sotme në tentativën 33 për konstituimin e këtij institucioni. Pas shumë seancash deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

Ata u mblodhën të dielën, për herë të 32 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, sot në orën 10:00.

Në seancën e së dielës pati vetëm 75 deputetë ishin të pranishëm nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës. Dështimi i radhës ndodhi disa ditë pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e shpalosi një agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit, duke i ftuar të gjitha partitë parlamentare ta formojnë atë si mënyrë për të dalë nga kriza politike.

Propozimi i LDK-së është kundërshtuar menjëherë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës preferon një ekzekutiv mes partive që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Një koalicion të tillë e preferon edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top