26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Luftëtarët e kthyen tmerrin në guxim

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës përmes një postimi në rrjetin sociale. Osmani shkruan se 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa. Presidentja theksoi se pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë e shkruar me gjak, ajo nuk fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Më tej Osmani shkruan se Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë.

Postimi:
Kosova e lirë, përjetë krenare! Në këtë ditë, 26 vjet më parë, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa: 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në vendin tonë të stërvuajtur duke kontribuar në çlirimin e një populli që ishte shtypur me shekuj, e mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në guxim dhe dhimbjen në shpresë. Në atë ditë historike, ata sollën dritë pas një errësire të gjatë dhe e bënë lirinë realitet.

Pavarësisht përpjekjeve të armiqve të Kosovës për ta ndryshuar historinë, një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps. Kosova e lirë, e pavarur, demokratike, e përjetshme! Sepse përjetësinë ia dhanë dëshmorët e martirët e lirisë!

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top