Shqipëria ngec në Riga: Cernomordijs shënon për të dy ekipet, Strakosha pret penallti

Shqipëria dështon të fitojë në Letoni dhe vendi i dytë që mban ende tani lëkundet keq nën presionin e Serbisë, që mposhti Andorrën dhe u ngjit në 4 pikë me vetëm dy ndeshje të luajtura. Cernomordijs ishte protagonist absolut i ndeshjes me dy gola të shënuar, një për secilën skuadër. Skuadra e Sylvinho nuk impresionoi dhe me barazimin e 6 në gjashtë ndeshje në histori kundër Letonisë, rrezikon seriozisht objektivin e kualifikimit për në finalet e Botërorit 2026.

Në ndeshjen që duhet të fitonim, nuk ditëm të fitonim. Shqipëria në Riga dëshmoi edhe njëherë problemet e krijimit dhe finalizimit, duke ngecur në një barazim 1-1, kundër një Letonie modeste, që cinizmin ia lejuam vetë, me gabimet naive që në ndëshkuam atëherë kur ndeshja u duk e fituar. Në fakt, gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, sepse me rezultatin ende 0-0 Strakosha shpëtoi rezultatin, duke pritur penalltinë e goditur nga Ikaunieks.

 

Sylvinho kishte ndryshuar tre nga katër mbrojtësit, dy të detyruar, ndërsa përpara bëri të njëjtat zgjedhje, duke shpërblyer moralisht madje me shiritin e kapitenit Manajn, për penalltinë e humbur me Serbinë. Ndeshjen megjithatë e zhbllokoi për teknikun brazilian jo kapiteni i tij, por ai i letonezëve. Cernomordijs devijoi në rrjetë topin e grushtuar nga portieri dhe Shqipëria e pa veten në avantazh, me një besim brenda vetes se puna kishte përfunduar.

Por prapa nuk është më Gjimshiti e as Ajeti dhe Kumbulla e Ismajli që kishin kohë pa luajtur së bashku e patën të vështirë të krijonin feeling. Mbrojtësi i Espanyol shkaktoi penalltinë në mënyrën më naive të mundshme, ndërsa Ismajli i shkoi fare pranë përsëritjes me faullin e shkaktuar mbi vijë.

Sidoqoftë, barazimin e mori përsipër Cernomordijs, që shleu gabimin e autogolit, duke ndëshkuar me kokë Strakoshën dhe duke nxjerrë në evidencë një tjetër problematikë atë që Balliu po markonte gjigantin letonez. Në pjesën e dytë askush nuk mrekulloi. Letonia mbajti fort pikën, Sylvinho me lojën e tij dhe zëvendësimet nuk mundi të bënte shumë. Gjithnjë të nxituar e të gabuar në pasimin e fundit, Broja i shuar në krahë, Muçi nuk bëri asgjë më shumë se Hoxha, ndërsa Daku e Uzuni u futën shumë vonë, me shpresën se Manaj do nxirrte dicka nga sedra për të justifikuar penalltinë e humbur 3 ditë më parë. Mbyllet 1-1, edhe njëherë paqe me letonezët, por këtë herë me dhimbjen se kemi dorëzuar diku tjetër shanset e kualifikimit në Botëror.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top