“Duhet të lë veten mënjanë”: Asllani provon të bëhet lider e sfidon Letoninë

“Duhen rikarikuar bateritë se vijmë nga një ndeshje shumë pozitive nga aspekti i lojës. Luajtëm shumë mirë, mungoi goli. E dimë që kemi ndeshje këtu të vështire sigurisht, por na duhen tre pikë për gjërat që kemi në mendjen tonë dhe ëndrrën tonë”. Kristjan Asllani ka pak fjalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Letoninë, për kualifikueset e Botërorit 2026, por janë të gjitha me peshë. Mesfushori i Inter është gati të tërheqë kuqezinjtë drejt një fitore në transfertë, që do të ishte thelbësore për objektivin.

Asllani kërkon tani më shumë përgjegjësi, duke qenë se është stabilizuar në formacion, duke qenë zgjedhje e parë gjithnjë, që kur ka mbërritur Sylvinho. “Që kur ka ardhur trajneri besoj se i kam luajtur të gjitha ndeshjet, tani besoj se unë duhet të vendos veten mënjanë se duhet të mendoj për skuadrën”.

Në lidhje me Letoninë, Asllani vazhdoi konceptin, duke treguar vështirësinë e përballjes me një skuadër të trajnuar nga një trajner italian: “Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian (Paolo Nicolato), i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ndër të tjera Asllani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top