Veliaj mbetet në burg/ Apeli i gjykatës së posaçme rrëzon kryebashkiakun e Tiranës

Apeli i GJKKO rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në burg. Kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme në apel, por ishte i përfaqësuar prej avokatit të tij Ermir Beta.

Veliaj kërkoi nga Apeli zbutjen e masës së sigurisë së arrestit në burg, teksa ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Veliaj po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 episode dhe pastrim parash. Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe që prej asaj kohe ka kërkuar disa herë lirimin nga paraburgimi, pa sukses.

Përmes avokatëve të tij, kryebashkiaku ka kërkuar një masë më të butë sigurie, duke ofruar si alternativë një garanci pasurore, pa përcaktuar një shumë të saktë, duke ia lënë vlerësimin gjykatës.

Megjithatë gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi miratimin e masës së dhënë më herët ndaj Veliaj me “arrest në burg”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top