Sfida Shqipëri-Serbi/ Tirana blindohet nga masat e rrepta të sigurisë

Masa të rrepta sigurie do të zbatohen për mbarëvajtjen e sfidës Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet sonte, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë.

Në njoftimin e policisë thuhet se për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes, është bashkëpunuar me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Po ashtu, janë publikuar dhe akset rrugore, të cilat do të bllokohen dhe mënyrat se si do të devijohet qarkullimi. Gjithashtu në njoftim, iu bëhet apel qytetarëve që të mos ngrenë dronë në perimetrin e sigurisë (përrreth stadiumit “Arena Kombëtare”), sepse do të rrëzohen, pasi Policia e Shtetit do të përdorë pajisje anti-dronë.

Ndërkohë një ditë më parë, policia doli me një njoftim të ri, ku thuhet se nga dje pasdite përkatësisht në orën 16:30 dhe nesër në orën 18:45 do të ketë kufizime deri në 25 minuta në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe përmes bulevardit “Bajram Curri”.

Ky perimetër do të ketë kufizime pasi ekipi serb do të akomodohet në një hotel në këtë zonë. Policia thekson se çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top