Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemmë të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot nëTiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetёUniversiteteve Shqiptaretë përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i InxhinierisëElektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës);Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

 

Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptareangazhohen që nëpërmjëakademikëve e lektorëve të tyre nëbashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.


Fushat
 e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoTshkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.


Programi “Diaspora4Education, mund
ëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe nëkërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënëtë ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.


Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje
jeishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare.
Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse që zbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.

Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.

Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top