Edhe Trump kërkon të shkarkojë refugjatë në vendet e Ballkanit

Administrata e presidentit Donald Trump po kërkon që Serbia dhe vende të tjera të Ballkanit të pranojnë emigrantë të deportuar nga Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Bloomberg Neës të publikuar të enjten.

Kërkesa drejtuar vendeve të rajonit është pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të gjetur qeveri të huaja që janë të gatshme të pranojnë emigrantët e deportuar, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të njohura me çështjen.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga Reuters. Artikulli i publikuar në Bloomberg nuk e përmend Shqipërinë, por raporton se kërkesa i është drejtuar disa qeverive të Ballkanit.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e SHBA-së lejoi administratën Trump të revokojë statusin ligjor të përkohshëm për qindra mijëra emigrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përforcuar përpjekjet e presidentit republikan për të rritur deportimet.

Administrata Trump ka qenë në kërkim të destinacioneve të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i këtij vendimi, sipas raportit të Bloomberg.

Duket se kërkesa e Trump mbështetet në marrëveshjen e nëntorit 2023, që kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama e nënshkruan së bashku dhe sipas së cilës Shqipëria pranoi të strehojë emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare. Pas përplasjes me gjykatat e Italisë, Meloni e ndryshoi marrëveshjen dhe aktualisht po e shfrytëzon kampin e Gjadrit si një burg për refugjatë që kanë kryer krime në vendin fqinj.

Qendrat janë ndërtuar në Shëngjin dhe Gjadër, me një investim prej 670 milionë eurosh nga qeveria italiane. Ato janë nën juridiksionin italian dhe menaxhohen nga autoritetet italiane, ndërsa Shqipëria ofron mbështetje për sigurinë e jashtme .

Kjo marrëveshje ka ngjallur debat në arenën ndërkombëtare, me disa që e shohin si një zgjidhje inovative për menaxhimin e emigracionit, ndërsa të tjerë shprehin shqetësime për të drejtat e emigrantëve dhe ndikimin në sovranitetin e Shqipërisë. Pak ditë më parë, Edi Rama refuzoi publikisht kërkesën e kryeministrit Keir Starmer që kërkoi të përdorë territorin shqiptar për të deportuar refugjatë, njësoj si Italia. Duket se Trump ka zgjedhur të ndjekë të njëjtën rrugë si Meloni për t’i dhënë një goditje valës së refugjatëve të paligjshëm që mësyjnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës./

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top