Afera e inceneratorëve, gjykata pranon kërkesën e Lefter Kokës e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-varësit të tij, Alqi Bllako dhe të 7 pandehurve të tjerë, që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.

Kjo procedurë nënkupton se nëse ata shpallen fajtorë nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërkohë, për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.

Seanca e radhës, ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më 18 maj, ora 09:00. Sipas SPAK, koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë euro rryshfet nga tre administratorët e kompanisë “Albtek Energy”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top