Hapet kutia e votimit në Vlorë, fletët rezultojnë të rregullta

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila pretendon se fletët e votimit në këtë qendër nuk kishin vulat.

“Deri në këtë fazë të monitorimit të pamjeve, kemi konstatuar që në kamerat e ZAZ 85 nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor sa i takon kësaj procedure.

Kjo e legjitimon drejtpërdrejt kërkesën tonë për rinumërim të plotë të të gjithë qarkut të Vlorës”, thuhet në kërkesën ankimore të Shqipëria Bëhet.

Edhe pse subjekti i Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në të gjithë qarkun, KAS vendosi vetëm hapjen e kutisë së konstatuar me probleme për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.

Relatori i çështjes konstatoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura.

“U krye këqyrja e kutisë së votimit dhe rezultoi se të gjitha fletët e votimit ishin të vulosura me vulën përkatëse të qendrës së votimit”-u shpreh relatori i çështjes, Ledio Braho.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top