Zbulohet mesazhi që Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD që kërkojnë rinumërim

Sekretari për çështjet ligjore të PD, Ivi Kaso zbuloi gjatë debatit në emisionin “Log.” në News24 një mesazhin që kryedemokrati Sali Berisha u ka dërguar kandidatëve të PD. Ai i garanton se ata do të kenë mbështetjen partisë për të gjitha kërkesat dhe ankimimet në KQZ.

“Të nderuar drejtues politikë të qarqeve dhe kryetarë të degëve të PDSH. Çdo kandidat/e për deputet të koalicionit PD-ASHM, që për efekte ligjore i nevojitet mbështetja e partisë për çdo kërkesë që paraqet, kamera, verifikime, rinumërime, etj, do të mbështetet pa asnjë hezitim nga partia! Ju rikujtoj se transparenca e plotë është standard i PD-së dhe koalicionit tonë! Përshëndetje, Sali Berisha” – thuhet në mesazhin e tij.

Sali Berisha

“Kandidatët do të mbështeten nga koalicioni. Secilit do t’i jepet mbështetja, partia e ka marrë përsipër. E ka thënë vetë kryetari Berisha… Kjo nuk është betejë për emra, por për transparencë. Dhe kjo bëhet për të gjithë, për të gjithë procesin” – tha Kaso.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top