Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” u përmbyll me ceremoninë zyrtare të dorëzimit të medaljeve për ekipet finaliste dhe trofeut për kampionët e Portugalisë.
Portugalia është ekipi kampion i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”, pasi portugezët e rinj mundën në “Arenën Kombëtare” Francën me rezultatin 3-0, në një finale spektakolare dhe të dominuar nga ata.
Në ceremoninë e organizuar nga UEFA dhe FSHF, Armand Duka dorëzoi medaljet për arbitrat dhe lojtarët, si dhe trofeun për skuadrën kampione.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Bjorn Vassallo, Kryetar i Komitetit të Futbollit të të Rinjve dhe Amatorëve në UEFA; Pedro Proença, President i Federatës Portugeze; Alain Marseille, kreu i delegacionit të Federatës Franceze dhe Lence Kelly, Shef i Futbollit të djemve në UEFA.
Kapiteni i Portugalisë, Rafael Quintas, u shpall lojtari më i mirë i Europianit U-17 “Shqipëri 2025”.