“Conte tradhtar”: tifozët e Juventus tërbohen pas vendimit për të qëndruar te Napoli

Nga “shpëtimtar i atdheut” në “tradhtar” hapi është i shkurtër, sidomos nëse quhesh Antonio Conte dhe jeton në kohët e internetit. Tifozët e Juventus janë ngritur kundër trajnerit salentin pasi ai njoftoi se dëshiron të vazhdojë me Napolin. Pak pas fitores së titullit, Conte dukej pranë largimit nga qyteti napolitan dhe kthimit në Torino, ku pritej prej kohësh, edhe për shkak të shkarkimit të Thiago Motta më parë dhe deklaratave të vazhdueshme të Igor Tudor më pas.

Gjithçka dukej e përgatitur kur Conte vendosi të qëndrojë në krah të presidentit Aurelio De Laurentiis, duke e vënë në vështirësi shoqërinë bardhezi, e detyruar të orientohet drejt rrugëve të tjera. Që aty nisi protesta e tifozëve juventinë, të cilët nuk ia falën trajnerit të Napolit zgjedhjen për të vazhduar me armiqtë e betuar. “Conte tradhtar. E përdori Juven për të marrë më shumë para dhe fuqi të plotë te Napoli.

Qëllimi yt i vetëm ishte të siguroje një kontratë më të gjatë dhe më të kushtueshme, pa u shqetësuar fare për popullin që të bëri atë që je”, komentoi një përdorues në rrjete sociale, të cilit iu bashkuan edhe të tjerë duke shprehur gjithë zhgënjimin e tyre: “Ia kishe dhënë fjalën Chiellinit. U tregove për atë që je, e mohove shtëpinë tënde”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top