AKU mbyll kopshtin e Gramshit

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit të kampionëve rezultoi që vesa e përdorur në kopsht ishte e kontaminuar me salmonelë, ndërsa rezultuan të pastra mishi dhe qumështi. Furnizimi i kopshtit bëhej nga kompania “Nelsa” shpk.

Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme.

ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.

Aktualisht gjendja shëndetësore e 6 fëmijëve që kërkuan kujdes shëndetësor paraqitet e qëndrushm dhe ata ndodhen në shtëpi.

AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në rikthimin e të gjithë parametrave të sigurisë shëndetësore dhe dezinfektimeve të mëtejshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top