Berisha: Zyrat paralele me qendrat e PS ku drejtohet operacioni i “trenit bullgar”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa imazhe ku sipas tij ishin zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i “trenit bullgar”. Berisha tha se zyra ishte pa asnjë shenjë elektorale dhe se personat tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ai shtoi se në këto zyra qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë zyrtarë të niveleve të larta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.
Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt. Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.

Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë. Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente. Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet. Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin… Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top