Parashikimi i motit: Vranësira dhe alternime kthjellimesh në një pjesë të vendit

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë pas here pritet zhvillim i tyre, duke gjeneruar rebeshe shiu, më të dukshme në zonat veriore dhe qëndrore.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje, vendi të mbetet me vranësira dhe shira, ku në zonat veriore, zonat qëndrore dhe pjesërisht në juglindje të territorit do të jenë në formë shtrëngate. Natën vonë pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C,
në vendet e ulëta: 12 / 21 °C,
në vendet malore: 7 / 17 °C

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top