Basti më i bujshëm i vitit: në gusht vuri 3 euro, pas 9 muajsh ndeshje fiton 20 mijë

Fitorja në Conference League e Chelsea jo vetëm që i dha klubit londinez një sukses historik, por bëri të lumtur edhe një bastvënës, i cili pa të realizohej ajo që menjëherë u cilësua si “basti i vitit”. Një bast i shumëfishtë, me vetëm 5 euro, në të cilin ai kishte parashikuar saktë një sërë bastesh “Antepost”, me fitoret në kampionatet përkatëse të Napolit, Barcelonës, Bayernit, Liverpool-it dhe PSG-së. Për më tepër, ai kishte vënë bast për suksesin e Tottenham-it në Europa League. Mungonte vetëm fitorja e Chelseat, që erdhi me përmbysje dhe e çoi fitimin në mbi 20 mijë euro.

Fitorja me përmbysje e Chelsea në Conference gëzon një bastvënës

Ndoshta në fund të pjesës së parë, Martin Mackay – ky është emri i bastvënësit – nuk besonte më: goli i Ezzalzouli pas vetëm nëntë minutash për Betis dhe paaftësia kronike e Chelsea për të shënuar, dukej se kishin vendosur fatin e finales së Conference në favor të bardhejeshilëve të Pellegrinit. Një humbje që do t’i kushtonte shumë në aspektin e bastit, pasi në bastin me shtatë rezultate, Mackay kishte goditur tashmë gjashtë parashikime të pabesueshme. Pastaj erdhi reagimi i Blues, me një pjesë të dytë të çmendur dhe 4 gola përmbysës ndaj spanjollëve. Që i dhanë lavdi Chelsea dhe një “shi parash” për Mackay.

Parashikimet në bast: nga Napoli kampion te Tottenhami në Europa League

Basti që qëndroi në fije të perit deri në minutën e 70’ u kthye nga një zhgënjim i madh në bastin e vitit, pasi në të kishte përfshirë të gjitha parashikimet “antepost” për kampionatet kryesore europiane dhe fituesit përkatës. Të gjitha të sakta: Napoli, kampion i Italisë në fund me Interin që e ndiqte nga pas; Bayern Munich në Bundesliga; PSG në Ligue 1; Barcelona në La Liga dhe Liverpool në Premier League. Përveç këtyre rezultateve, Mackay kishte shkuar edhe më tej, duke përfshirë fitoren e Tottenham në Europa League dhe të Chelsea në Conference League.

Basti fitues i vitit: me 3 euro, fiton mbi 20 mijë euro

Gjatë muajit maj, të gjitha verdiktet e kampionateve u përmbushën njëra pas tjetrës. Deri te fitorja minimale e Tottenham në derbin anglez ndaj Manchester United në finalen e Europa League. Më pas, akti final, jo pa të papritura dhe me tensionin klasik të fundit. Por në fund, Mackay kishte pasur të drejtë: të gjitha rezultatet e përzgjedhura që në fillim të sezonit, e shndërruan një bast të thjeshtë prej vetëm 3 eurosh në diçka të pabesueshme, për një fitim përtej çdo imagjinate, që kapërceu shifrën 20 mijë euro.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top