Seancë plenare në Kuvend me deputetët aktual, ‘të rinjtë’ marrin mandatin në shtator

Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës e zgjedhjeve të 11 majit dhe ditët që pasuan me numërimin e votave të shqiptarëve brenda e jashtë vendit, Kuvendi i Shqipërisë do t’i rikthehet sot jetës parlamentare. Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë fillimin e një faze pesë javore pune, përpara se kjo legjislaturë të mbyllet përfundimisht në korrik.

Për këtë rikthim në sallën e Kuvendit, drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë shpërndarë mesazhe mobilizuese për deputetët e tyre ditën e djeshme.
Gazment Bardhi, drejtuesi i grupit të PD, ka theksuar se opozita do të fokusohet në denoncimin e parregullsive zgjedhore:

“Nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit. Ju përshëndes!”, shkruan Bardhi.

Më parë, në 10:00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet të diskutohet projekt kalendari i punimeve të Kuvendit. Nëse nuk gjendet dakordësia, atëherë projekt kalendari dhe projekt programi kalojnë për votim në seancë.

Në Kushtetutë nuk lejohet miratimi i ligjeve 60 ditë nga mbarimi i legjislaturës aktuale dhe 60 ditë përpara mbledhjes së legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Që nga 8 korriku Kuvendi nuk duhet të mblidhet më, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top