Igli Tare flet si drejtor i Milan: nga destini te vizioni, prapaskenat e një raporti

Igli Tare është zyrtarisht prej pak orësh drejtori i ri sportiv i Milan dhe përfaqëson në çdo aspekt fillimin e ri kuqezi të një klubi që ka vendosur të mbyllë menjëherë kapitullin e fundit dëshpërues të një sezoni që e pa të mbetej jashtë çdo gare ndërkombëtare në të ardhmen.

Ish-drejtuesi që ka treguar aftësi të padiskutueshme menaxheriale që te Lazio, do të jetë në krye të direktivave jashtë fushe, për t’i rikthyer menjëherë shkëlqimin klubit, duke nisur nga një koncept i thjeshtë dhe i qartë që ai deshi ta theksonte me zë të lartë në intervistën e parë që dha si drejtori i ri sportiv: “Ka më shumë rëndësi ajo që ndodhet në pjesën e përparme të fanellës sesa ajo që është shkruar në pjesën e pasme, sepse ajo është ajo që të bën të madh, jo e kundërta. Dua që lojtarët që veshin ngjyrat kuqezi,” – ka theksuar ai më tej – “ta kenë shumë të qartë konceptin e përkatësisë.”

Tare, destini kuqezi: “Ekziston një lidhje e fortë me këto ngjyra”
Për Igli Tare aventura ka nisur dhe nuk do të jetë e lehtë: duhet rikthyer besimi dhe shkëlqimi për një klub që po del nga një prej periudhave më të vështira të historisë së tij sportive. Një histori që drejtori i ri sportiv e njeh në mënyrë të përkryer, pasi gjithmonë ka qenë tifoz i ngjyrave të Milanit: “Ka një histori të lavdishme dhe unë e njoh që fëmijë, e kam ndjekur gjithmonë. Më kujtohen kohët e Wilkins dhe Hatley dhe që nga ato vite kam në kujtesë Milanin, sepse kisha një familje milanistësh, prandaj gjithmonë ka qenë një lidhje e fortë”.

“Nuk e kam fshehur as kur u bëra lojtar dhe as kur isha drejtues, sepse është kështu: të gjithë ne kemi qenë tifozë të një klubi. Për mua të jem sot këtu dhe të flas për klubin që kam mbështetur që fëmijë,” – përfundoi më pas duke theksuar fillin lidhës që gjithmonë e ka lidhur me kuqezinjtë – “do të thotë shumë. Ndeshja ime e parë në Serie A ishte në një Brescia – Milan. Djali im i parë ka lindur në një Milan – Bologna, më 13 shtator 2003… prandaj është një lidhje shumë e fortë.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top