Izraeli: Eleminuam liderin e Hamasit në Gaza, Mohammed Sinwar

Izraeli pretendon se ka arritur te vrasë lidein e Hamas Muhammad Sinwar. Sulmi që synoi dhe ndoshta eliminoi udhëheqësin e Hamasit në Gaza, Muhammad Sinwar, në fillim të këtij muaji, u bë i mundur vetëm sepse ai bëri një gabim të rrallë: u zhvendos pa “rripin mbrojtës të pengjeve”, që e kishte shoqëruar gjatë gjithë luftës.

Channel 12 në Izrael zbuloi detaje të reja për goditjen masive të 13 majit në një tunel në Khan Younis, ku besohet se u vra Sinwari, komandanti de facto i Hamasit në Gaza, pas vrasjes së vëllait të tij, Yahya Sinwar, nga Izraeli në tetor të kaluar.

Sipas rrjetit izraelit, Muhammad Sinwar ishte thuajse gjithmonë i rrethuar nga pengje, një strategji e përdorur nga udhëheqësit e Hamasit si mburojë ndaj sulmeve ajrore izraelite. Inteligjenca izraelite e kishte ndjekur prej kohësh lëvizjen e tij, por kishte refuzuar herë pas here mundësitë për ta goditur, nga frika se mund të kishte pengje në afërsi.

“Nuk merret asnjë rrezik, edhe nëse ka vetëm një përqind mundësi që në zonë të ketë pengje,” citohet një burim sigurie për Channel 12.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top