Trump me paralajmërim të ashpër: Putin po luan me zjarrin, pa mua gjëra të këqija ndodhin në Rusi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po i intensifikon reagimet e ashpra ndaj homologut rus, Vladimir Putinit, duke paralajmëruar se presidenti rus po “luan me zjarrin”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump pretendoi se nëse ai nuk do të ishte në pushtet, “gjëra shumë të këqija” do të kishin ndodhur tashmë në Rusi.

“Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua ta përsëris shumë të këqija”, shkroi presidenti amerikan.

Komentet e tij vijnë vetëm 24 orë pasi Trump e quajti Putinin “absolutisht të çmendur” për sulmet e fundit ajrore të Moskës në Ukrainë.

Përgjigja e Kremlinit ishte e menjëhershme. Një zëdhënës i presidencës ruse i quajti komentet e Trump “tepër emocionale” dhe mbrojti veprimet e Putinit, duke thënë se vendimet e tij ishin “absolutisht të nevojshme për sigurinë e Rusisë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top