Pas disa orësh kërkime në zonë, autoritet serbe kanë arritur të kapin dhe vënë në pranga 21 vjeçarin, Uros.B. I riu është shkaktari i masakrës me 8 viktima dhe 13 të plagosur. Autori Uroš B. qëlloi me armë automatik ndaj një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit. Pas aktit kriminal 21-vjeçari u arratis dhe pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe.
Mes viktimave, autori vrau një polic dhe motrën e tij. Megjithatë, numri i viktimave ka rrezik të rritet sepse disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.