Zelenskyy telefonon Ramën, e fton në samitin për Ukrainën

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku e ka ftuar këtë të fundit të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.

Me anë të një postimi në rrjetin X, Zelenskyy thotë se e ka informuar kreun e qeverisë shqiptare për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë.

Sipas tij, Rusia me veprimet e fundit ka treguar se nuk do që ti japë fund luftës.

“Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”, shkruan Zelensky, i cili thekson se “kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund”.

“Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, mbyll postimin e tij Presidenti i Ukrainës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top