Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërcënohet me vdekje (FOTO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke u përballur me kërcënime të vazhdueshme për jetën dhe sigurinë e saj personale. Një tjetër email kërcënues ka ardhur në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës.

Ndryshe edhe javë më parë presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar po ashtu përmes adresës zyrtare të institucionit që ajo drejton.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, ishte shkruajtur në mesazhin e mëhershëm kërcënues.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës ditë më parë bënë të ditur se kanë nisur hetimet për identifikimin e kryerësit të mundshëm të kësaj vepre dhe se kanë caktuar një prokuror që do të merret me këtë qështje.

 

 

Tjetër email kërcënues ndaj presidentes Vjosa Osmani, publikohet

“Të enjten kur edhe është pranuar raporti policor në lidhje me veprimet fillestare, menjëherë është caktuar prokurori përgjegjës nga Prokuroria Speciale dhe rastin do ta trajtoj me prioritet të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të siguruar zbardhjen e plotë të çështjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve të këtyre akteve”, njoftuan nga Prokruroria Speciale.

Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka reaguar 6 ditë më parë në lidhje me kërcënime të përsëritura dhe të drejtpërdrejta me jetë ndaj Vjosa Osmanit dhe anëtarëve të familjes së saj.

Sadriu përmes një postimi në “Facebook” shkroi se kërcënimet nuk janë të rastësishme dhe të izoluara, por të vazhdueshme. Ai theksoi se këto kërcënime janë bërë nga profile anonime, por edhe nga individë publikë me emër e mbiemër.

Në reagimin e tij, ai kritikoi ashpër mungesën e reagimit institucional ndaj këtyre kërcënimeve. Sadriu e cilësoi heshtjen e institucioneve si bashkëfajësi, duke paralajmëruar se kjo situatë paraqet rrezik serioz jo vetëm për sigurinë e Presidentes dhe familjes së saj, por edhe për vetë stabilitetin institucional.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top