Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për 11 majin. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi miratoi sot rezultatet e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, duke përmbyllur certifikimin e zgjedhjeve për 12 qarqet e vendit.
Partia Socialiste fitoi zgjedhjet duke marrë 83 mandate në parlamentin e ri, opozita PD-ASHM mori vetëm 50 deputetë. Sakaq mandatet e tjera ndahen: tre i përkasin PSD, 2 Partia Mundësia, 1 Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe 1 Lëvizja Bashkë.