Tare Drejtori Sportiv i Milan, e ‘zyrtarizon’ Duka: “Urime Shqiponjë”

Milan ka përfunduar kërkimin për drejtorin e ri sportiv. Zgjedhja përfundimtare ka rënë mbi ish-lacialin Igli Tare, i cili thuhet se ka firmosur tashmë kontratën me klubin kuqezi. Në pritje të komunikatës zyrtare që do të zbulojë të gjitha detajet e marrëveshjes disavjeçare mes palëve, është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ai që ka zyrtarizuar gjithçka përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, dedikuar ish-drejtorit sportiv të Lazios:

“Urime Shqiponjë!” – ka shkruar në faqen e tij në Facebook – “Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit Milan është një arritje me të vërtetë e rëndësishme. Besoj fort se profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni yt do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet ku i përket, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.”

“Ke asistuar tashmë Lazion – ka vazhduar Duka – ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në nivel ndërkombëtar. Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se edhe këtë herë do t’ia dalësh, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën,” ka përfunduar kreu i FSHF-së.

 

Marrëveshja mes Milan dhe shqiptarit Tare pritet të ketë kohëzgjatje trevjeçare. Ende mbetet për t’u përcaktuar nëse do të jenë dy sezone me opsion për të tretin apo tre vite të plota, me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit. Tani mbetet vetëm zyrtarizimi i klubit.

Tare do të rikthehet në skenë pas dy vitesh nga largimi i tij nga Lazio. Detyra e tij e parë në këtë aventurë të re do të jetë identifikimi i trajnerit të ardhshëm, për të kaluar më pas te çështja e rinovimeve për yjet e skuadrës (Theo Hernandez, Maignan dhe Pulisic) si dhe përforcimet që do të bëhen në merkaton verore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top