Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra, kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit duke nisur që në orët e para të ditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-17 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top