Katastrofë financiare: United vendos të gjithë lojtarët në shitje pas sezonit të tmerrshëm

Manchester United raportohet se është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat e mundshme për të gjithë lojtarët e vet, pas një sezoni të tmerrshëm në Premier League që kulmoi me humbjen e finales së Europa League këtë javë.
United nuk do të luajë në Europë vitin tjetër, që do të thotë se nga ana financiare do të jetë shumë më keq sesa ishte këtë vit.

Kështu, sipas britanikes Mirror, United është i gatshëm t’i vendosë të gjithë lojtarët në shitje, duke përfshirë edhe emrat si Bruno Fernandes, Rasmus Hojlund, Andre Onana, Casemiro, Kobbie Mainoo, Harry Maguire, Alejandro Garnacho dhe të tjerët.

Pas finales së turpshme ndaj Tottenham në Europa League, menjëherë filluan zërat për një ikje të mundshme nga United. Garnacho doli pas ndeshjes dhe foli haptazi për mundësinë e largimit.

Po ashtu, edhe kapiteni Bruno Fernandes foli për një ikje nga United, duke thënë se nëse klubit i duhen para, atëherë e kupton këtë situatë dhe nevojën për transfer.

Manchester United tani duket në një gjendje alarmante me pak shpresë për të ardhmen, teksa pritet ndryshim drastik i skuadrës gjatë verës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top