Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Këtë të premte pritet të ketë rritje të vlerave barike duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites.

Orët e pasdites dhe në vijim do të shoqërohen me prezencë të vranësirave në pjesën më më madhe të territorit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore. Parashikohet që orët e vona të natës të sjellin sërish vranësira në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top