Selena Gomez tregoi përkrahje për Hailey Bieber pasi Justin Bieber pranoi se i kishte thënë dikur modeles se nuk do të shfaqej kurrë në kopertinën e Vogue.
Këngëtarja e “Good For You”, pëlqeu një postim të ndarë nga llogaria zyrtare e Hailey-t në Instagram për markën e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode Skin, të mërkurën.
Postimi përmbante një foto bardhezi të Hailey-t, me një shishe të produktit të saj të famshëm “glazing milk” mbi kokë dhe njoftonte se Rhode Skin do të shitej në rrjetin Sephora.
Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, duke e lavdëruar Gomez për mbështetjen e saj ndaj biznesit të Hailey-t: “Selena e pëlqeu postimin!!” shkroi një komentues. “Selena gjithmonë tregon se është pro vajzave ,” tha një tjetër. “Selena është shumë e sjellshme,” shtoi një fans.
Kjo shfaqje solidariteti vjen pak pasi Justin zgjodhi një mënyrë të çuditshme për të festuar kopertinën e Hailey-t në Voguepër edicionin e verës 2025. Në një postim në Instagram, ai rrëfeu:
“Më kujtohet kur u zumë keq dhe i thashë Hailey-t që nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue. E di, ishte një gjë shumë e keqe për tu thënë. Zemër, ti tashmë e di, por më fal që të thashë se s’do të merrje kurrë një kopertinë të Vogue. Qartësisht, kam gabuar.”
Pas kritikave në komentet, Justin e redaktoi postimin duke hequr tekstin. Justin dhe Selena u ndanë në fillim të vitit 2018, dhe vetëm pak muaj më vonë, ai u martua me Hailey-n në shtator të po atij viti. Që atëherë, ka pasur vazhdimisht spekulime për “përplasje” mes Selena-s dhe Hailey-t, ndonëse të dyja janë përpjekur t’i shuajnë thashethemet.
Së fundmi, Hailey bëri shaka me zërat që thonë se ajo përdor llogari të rreme për të ndjekur Selena-n, ndërsa në një intervistë në 2022 kishte thënë se “mes nesh ka vetëm dashuri.” Ato madje u fotografuan së bashku në një event publik në të njëjtin vit.