Operacioni pas zgjedhjeve/ Dumani: Gjithçka është dakordësuar me autoritetet italiane

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga mediat se përse u la data e operacionit antidrogë pas 11 majit. Në përgjigjen e tij, Dumani tha se ky operacion nuk ka të bëjë fare me procesin zgjedhor. Ai tha më tej se data e operacionit është dakordësuar me autoritetet italiane dhe Eurojust.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit. Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit. Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top