Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim

Dashamir Shehi është larguar nga drejtimi i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Gjatë një konference për shtyp, Shehi është shprehur se mban përgjegjësi për humbjen.

“Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare, duke filluar nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik.

T’u japim njëherë mirënjohje që na kanë votuar, sadopak që ishin. Janë përballur si njerëz të lirë për disa ide lirie dhe demokracie për alternativën tonë. Zgjedhjet në Shqipëri ishin një lloj farse midis dy partive kryesore, njëra për të mbajtur pushtetin dhe tjetra për opozitën. Ndryshime kushtetuese, rishikim i reformës territoriale dhe reforma zgjedhore do të kërkojmë këto ndryshime, në të kundërt do të vazhdojmë me këto rezultate. Thuajse të gjithë, si ne, por disa e çanë rrethimin janë përplasur jo me PS, por me një parti shtet, dhe rezultatet sipas këtij sistemi e tregojnë.”, tha Shehi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top