Milan ka zgjedhur Igli Tare si drejtorin e ri sportiv: të gjitha detajet e tratativës

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit për sezonin e ardhshëm: ish-drejtuesi i Lazios është në pozitat kryesuese për rolin që ka mbetur i hapur prej disa muajsh dhe që dukej se ishte rezervuar për Fabio Paratici. Tërheqja e italianit i detyroi kuqezinjtë të përqendrohen te një emër i ri dhe zgjedhja duket tashmë përfundimtare. Marrëveshja është shumë afër dhe mund të mbyllet në javët e ardhshme, duke shfrytëzuar gjithë para-sezonin për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes me hierarki të reja dhe me objektivin për të rindërtuar klubin që nga themelet.

Sipas Gazzetta dello Sport, Tare ka dhënë dritën jeshile për të nisur tratativat dhe për t’u rikthyer në lojë pas përvojës shumë të gjatë të kaluar me bardhekaltërit. Ai do të mbetej kështu në Itali, i kërkuar fuqishëm nga administratori i deleguar Giorgio Furlani, por edhe nga Ibrahimovic dhe Cardinale, të cilët e kishin takuar tashmë në shkurtin e kaluar për të testuar terrenin, duke lënë një përshtypje shumë të mirë në gjithë klubin.

Milan ka zgjedhur Taren si Drejtor Sportiv
Përveç çështjes që lidhet me trajnerin, ajo e drejtorit sportiv është një temë për të cilën flitet prej disa muajsh në shtëpinë e Milan. Dukej se gjithçka ishte bërë me Paraticin, por disa çështje që lidhen me pezullimin e tij (që përfundon vetëm në korrik) bënë që të dështojë një marrëveshje që dukej e mbyllur. Alternativa ka qenë gjithmonë Igli Tare, i fortë nga përvoja 15-vjeçare në futbollin italian bashkë me Lotiton, të cilit i ka sjellë talente të mëdhenj për të synuar gjithmonë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

 

Mbetet shumë pak përpara se të arrihet marrëveshja totale, veçanërisht sepse kuqezinjtë nuk kanë kohë për të humbur në misionin e tyre që është rindërtimi i skuadrës. Do të përcaktohen hierarki të reja pas mbërritjes së drejtorit sportiv, i cili do të mbështetet nga Geoffrey Moncada, përgjegjës për skautimin, dhe nga Zlatan Ibrahimovic, që do të vazhdojë të jetë lidhja mes gjithë grupit dhe pronësisë. Misioni i tij kryesor do të jetë zgjedhja e trajnerit të ardhshëm, çështja kryesore që duhet zgjidhur brenda verës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top