Akuza brenda PD/ Tabaku mbi 20 mijë vota në Tiranë, Adriana Kalaja: Ja bleu Rama

Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke u bërë më e votuara për Partinë Demokratike, por edhe në rang vendi. Por, për kandidaten tjetër të listës së hapur të Tiranës, Adriana Kalaja, votat e Tabakut nuk janë të sajat. Në një koment të bërë në rrjetin social “Facebook”, Kalaja hedh dyshime se Tabaku është suportuar nga vetë kryeministri Edi Rama për të grumbulluar numrin e votave preferenciale që do t’i siguronin një vend në sallën e Kuvendit për një tjetër mandat 4-vjeçar.

“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarkët dhe këtë e dinë të gjithë. Qëllimi: Për të poshtëruar Berishën; Për të mbuluar blerjen e atyre të vetëve si Sara Mile; Për të zgjedhur opozitën që do. Do ja shohin hajrin shpejt Sudes. E do Rama në krye të PD,“-shkruan në komentin e saj Adriana Kalaja.

 

 

Por edhe pse akuza është e fortë, nga ana e Tabakut ende nuk ka asnjë reagim. Postimi i fundit në rrjetet e saj sociale është ai i falenderimit për të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top