Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira të lehta

E marta parashikohet të sjellë një mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin. Moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat kodrinore dhe malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rriten në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat. Era do të fryjë në drejtimin veriperëndim-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare deri në 9 metra për sekondë, ndërsa deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të lehtë nga 1 deri në 2 ballë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top