Deputeti i PD: S’kam bërë korrupsion. Jashtë Parlamentit? Më votuan 7 mijë qytetarë

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka reaguar pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku dosja ndaj tij për fshehje pasurie iu rikthye sërish SPAK-ut për hetime të mëtejshme. GJKKO ktheu për të dytën herë në SPAK për plotësim të hetimeve dosjen ndaj ish-deputetit, Asllan Dogjani. Këtë herë GJKKO i ka dhënë SPAK-ut 1 muaj kohë për disa veprime hetimore.

Duke folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Dogjani mohoi çdo përfshirje në korrupsion dhe e cilësoi të gjithë procesin si të dirigjuar politikisht.

“Pavarësisht se nuk do të jem në Parlament, unë jam deputet i popullit. Jam votuar nga 7 mijë qytetarë dhe do të jem gjithmonë në mbrojtje të interesave të tyre,” u shpreh Dogjani. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë, duke thënë se çështja ndaj tij është e fabrikuar për shkak të qëndrimeve të tij politike.

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, Dogjani refuzoi t’i përgjigjej drejtpërdrejt, duke ritheksuar akuzat ndaj Ramës: “Përgjegjësi duhet të mbajë Edi Rama për votat e vjedhura. Nuk është dëm vetëm për ne, por për qytetarët dhe për Shqipërinë.”

Në përmbyllje, Dogjani deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë presioneve: “Kur më bëjnë presion, bëhem edhe më i fuqishëm.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top