Rama: Tiranë-Durrës me tren për 12 minuta

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda vitit 2024.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga punimi i kësaj vepra, që sipas tij do tu ofrojë qytetarëve një alternativë plus në transportin e tyre.

Shefi i qeverisë thotë se kjo vepër e re do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Tirana në Durrës nga 22 në 12 minuta.

Postimi i Ramës:

Hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis.

Falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top