Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush janë kandidatët më të votuar të PS-së dhe PD-së

Gjashtë ditë më parë shqiptarët shkuan drejt kutive të votimit ku vendosën për qeverinë që do të drejtojë vendin. Rezultatet e zgjedhjeve surprizuan teksa nxorën në pah kandidatë të rinj që u votuan dhe deputet të cilët mbetën jashtë Parlamentit.

Kishte edhe nga ministrat aktualë të cilët dolën të preferuar nga votuesit ndër të cilët është ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Ai rezulton kandidati më i votuar për deputet nga lista e hapur me mbi 21 mijë vota.

I dyti në listë renditet deputeti Erion Braçe me mbi 20 mijë vota. Ndërsa e treta kandidatja e PD, Jorida Tabaku me mbi 18 mijë të tilla. Tabaku është edhe kandidatja grua më e votuar në rang vendi në listën e votës preferenciale nga të gjitha gratë dhe vajzat që morën pjesë në zgjedhje.
Por në këto zgjedhje disa deputetë të PS nuk arritën të futen në Parlament. Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Plarent Ndreca, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafaj, Xhemal Qefalia dhe Olta Xhaçka nuk arritën të siguronin votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Parlamentit

Tek demokratët Dhurata Çupi, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Kreshnik Çollaku nuk do të jenë në Parlament. Jashtë Parlamentit mbetën edhe dy kryetarët e partive opozitare, Ilir Meta i Partisë së Lirisë dhe Shpëtim Idrizi i PDIU. Në këto zgjedhje surprizuankandidati i PS në Durrës Arkend Balla me më shumë se 18 mijë vota dhe kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila gjithashtu me mbi 18 të tilla.

Më të votuarit:
PS

Blendi Gonxhja: 21 mijë vota
Erion Braçe: 20 mijë vota

PD
Jorida Tabaku: 18 mijë vota

Ngelën jashtë Parlamentit
PS

Pandeli Majko
Mimi Kodheli
Arben Pëllumbi
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Plarent Ndreca
Toni Gogu
Etilda Gjonaj
Etjen Xhafaj
Xhemal Qefalia
Olta Xhaçka

PD

Dhurata Çupi
Asllan Dogjani
Myslim Murrizi
Kreshnik Çollaku
Ilir Meta
Shpëtim Idrizi

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top