Milan do ta largojë Conceiçaon në fund të sezonit, kërkon trajnerin e famshëm italian

Pas humbjes zhgënjyese në finalen e Kupës së Italisë ndaj Bolognas, që mbylli zyrtarisht sezonin për Milanin, në ambientin kuqezi ka nisur një fazë reflektimi dhe rikonstruktimi në heshtje.

Klubi pritet të ndërmarrë një revolucion të thellë, pas një viti të vështirë që u mbyll pa pjesëmarrje në kupat e Europës dhe me besim të ulët nga tifozët.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, trajneri Sergio Conceição do të largohet dhe Milani ka vendosur të kthehet te një profil italian, duke shmangur rreziqet që sollën trajnerët e huaj në sezonin që lamë pas.

Emri më i përfolur për stolin e Milanit është ai i Maurizio Sarrit. Trajneri me eksperiencë në Serie A, që ka drejtuar më parë Napolin, Juventusin dhe Lazion, ishte kontaktuar edhe në dhjetor, por atëherë kishte refuzuar një kontratë afatshkurtër.

Tani, klubi është gati t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare, ndërsa negociatat mund të intensifikohen në ditët në vijim. Sarri shihet si figura më e përshtatshme për të udhëhequr revolucionin kuqezi, në një sezon që do të kërkojë stabilitet, identitet dhe rikthim të menjëhershëm në nivelet më të larta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top