Celibashi: Votimi elektronik garanton 100% fshehtësinë e votës/ Rezultati për 30 minuta

Votimi dhe numërimi elektronik garanton 100% të fshehtësisë së votës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një dalje për mediat u shpreh se nesër do të bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik dhe votimit elektronik.

Në tre bashkitë ku do të aplikohet, Elbasan, Vorë dhe Kamëz, rezultati pritet që të dalë brenda 30 minutave.

Nga pikëpamja formale jemi duke përmbushur një detyrim të korit zgjedhor, sot kemi radhën e pajisjeve të votimit dhe numërimi elektronik nesër do të bëhet testimi i paisjeve të identifikimit elektronik. Garancia e plotë që ofrojnë këto paisje në lidhje me fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë lloj mundësi mënyrë apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për një subjekt të caktua.
Kemi patur jo në mënyrë fare zyrtare, por disa shqetësime të tilla që janë përcjellë në komisionin e Zgjedhjeve në lidhje me fshehtësinë e votës, jam këtu për të konfirmuar se garancia është e plotë 100%. Kushdo që thotë të kundërtën është një spekulant politik. S’ka asnjëlloj mundësie as kompania as KQZ askush nuk ka mundësi që të verifikojë se për kë është votuar në mënyrë kategorike.

Ne synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimit të kemi shpalljen rezultateve paraprake për Vorën, Kamzën dhe Elbasanin. Është një projekt pilot, por nga ajo që vlerësojmë besoj se të gjitha procedurat do të kërkojnë një kohë që nga momenti kur mbyllet procesi i votimit.’- tha Celibashi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top