Dorëheqja e Berishës? Topalli: Të mos marrim vendime të nxituara në kohë mërzie

Në Tiranë ka nisur protesta e Partisë Demokratike pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit, teksa në kryeqytet po zhvillohen punimet e samitit të Komunitetit Europian.

Për mikrofonin e A2 CNN ka folur nga kjo protestë, drejtuesja politike e PD për Disaporën, Jozefina Topalli, e cila tha se në gjendjen ku ndodhen nuk duhen marrë vendime të nxituara politike.

“Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton një rezultat të 2001 kur ishte fenomeni i Durrësit, ku nga një zonë kanë dalë 12 deputetë dhe kujtoj se pas kësaj njerëzit ishin shumë të dëshpëruar.

E rëndësishme është për të mos marrë vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si për jetën ashtu edhe për politikën”, tha Topalli.

Në vijim ajo u pyet nga gazetarja e A2 CNN, nëse do të respektohet neni në statutin e PD që përcakton se kryetari duhet të japë dorëheqjen në rast humbjesh në zgjedhje.

“Përpara se të bënit këtë pyetje ju thashë një gjë. Në momente të vështira mërzie, vendimet duhet t’i lësh në një moment kur të jesh më i qetë për të mos gabuar”, ishte përgjigja e Topallit./ A2

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top