Mbështetësit e PD në protestë: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut!

Mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur duke protestuar në bulevardin “Zogu i Parë”, në kryqëzimin të Ministria e Drejtësisë. Kjo protestë vjen pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit teksa opozita akuzon qeverinë se ka manipuluar dhe vjedhur votat e shqiptarëve. Siç shihet edhe në pamje qytetarët dëgjohen duke brohoritur “Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut”.

Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këllici, tha në një prononcim për mediat se kryeministri Edi Rama nuk do ta gëzojë mandatin që sipas tij e ka vjedhur. Ai tha se PD ka prova për manipulimin e zgjedhjeve dhe për këtë do të solidarizojnë çdo shqiptar për këtë situatë.

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin e vjedhur. Partia Demokratike ka prova për manipulimin e zgjedhjeve. Ne do të solidarizojmë cilido shqiptar për vjedhjen e zgjedhjeve në 11 maj. Ky është një problem i shqiptarëve dhe mund të them se këtu kanë vdekur institucionet zgjedhore dhe zgjedhjet e lira.”, tha Këlliçi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top