Pandeli Majko bën një reagim të shkurtër pasi ngeli jashtë Parlamentit

Pandeli Majko ka reaguar për herë të parë pasi mbeti jashtë Parlamentit në zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Majko shkruan thjesht dhe shkurt: Faleminderit.

Pandeli Majko, i cili garonte në listën e hapur të PS në Tiranë arriti të marrë vetëm 4327 vota, duke mos kaluar pragun për të qenë fitues.

Kujtojmë që nga të gjithë “veteranët” e Partisë Socialiste, vetëm Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj kanë arritur që të futen në parlament, duke marrë përkatësisht 20261 dhe 12453 vota.

Ndërkohë jashtë parlamentit kanë mbetur edhe shumë figura të tjera të Partisë Socialiste, si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Ermonela Felaj, apo Etilda Gjonaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top