Liderët e BE telefonojnë Donald Trump-in nga Tirana, Zelenski tregon çfarë folën

Liderët e Bashkimit Evropian u takuan sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të pranishmit ishin dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Britanisë Keir Starmer, ai i Polonisë, Donald Tusk dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas një postimi të Zelenskyt në “X”, gjatë këtij takimi udhëheqësit folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Siç shkruan ai, në këtë telefonatë u diskutua raundi i parë të bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë.

“Folëm me Donald Trump së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam takimin në Stamboll. Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë dhe është e rëndësishme që bota të mbajë një qëndrim të fortë.

Qëndrimi ynë – nëse rusët refuzojnë një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe një fund të vrasjeve, duhet të pasojnë sanksione të ashpra. Presioni mbi Rusinë duhet të mbahet derisa Rusia të jetë gati t’i japë fund luftës. Faleminderit të gjithëve në botë që po ndihmojnë”, shkruan Zelensky.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top