Pas një prilli makth, Juventus kthehet të fitojë në kampionat. Në javën e 33 të Serie A, skuadra e Max Allegri mposhti 2-1 Lecce dhe arriti në kuotën e 63 pikëve në zonën e Champions League. Në Allianz Stadium në pjesën e parë, Paredes (15′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi. Pastaj Ceesay (36′) barazoi me penallti dhe ishte Vlahovic (41′) që vulosi ndeshjen. Në pjesën e dytë, Juventus u ndal vetëm nga shtylla me Danilo, por rrezikoi shumë në goditjen me kokë të Ceesay.
Pasi përshëndeti prillin e zi (2 fitore në 9 ndeshje), maji i Juventus nis në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas 3 humbjeve radhazi në kampionat (Lazio, Sassuolo, Napoli) dhe një barazimi në Bologna, situata ndryshoi. Bardhezinjtë me një goditje të vetëm rigjetën fitoren, duke mposhtur Lecce 2-1 e gjithashtu golin e Dusan Vlahovic, që nuk shënonte nga penalltia në Freiburg (16 mars). Për më tepër, serbi nuk shënonte me aksion që nga muaji shkurt. Një sukses i rëndësishëm për sprintin drejt Champions League, i njollosur nga dalja e Mattia De Sciglio me barelë – dhe në lot – pas gjysmë ore. Mbrojtësi i krahut pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë dhe rrezikon ta ketë mbyllur sezonin.
NDESHJET E TJERA
Në ndeshjet e tjera, Atalanta rrëmbeu një fitore 3-2 përballë Spezia. Fitore me përmbysje e bergamaskëve, ku Gjimshiti luajti për 90 minuta. Salernitana ndali në një barazim emocionues 3-3 Fiorentinën. Nga një pikë që i kënaq të dy skuadrat, ndërsa Sampdoria vazhdon të humbasë, e kaluar 0-2 nga Torino. Dorianët janë të fundit me 17 pikë, pa shpresë për mbijetesën.
Serie A Italy
Atalanta 3-2 Spezia
Juventus 2-1 Lecce
Salernitana 3-3 Fiorentina
Sampdoria 0-2 Torino