Përmbysje në Lezhë, Marjeta Neli kryeson për mandatin e listës së hapur

Partia Demokratike pati një fitore të ngushtë në qarkun e Lezhës, ku fitoi me 45.1% të votave përkundër 42.2% të Partisë Demokratike. Si rezultat, në përfundim të numërimit koalicioni i opozitës fitoi 4 mandate, ndërsa Partia Socialiste 3.

Në kampin socialist, pati një garë të fortë deri në momentin e fundit për kandidatin e listës së hapur. Kandidatja fituese doli Marjeta Neli 6745 vota, e cila do të jetë në Kuvend në legjislaturën e re.

Pas saj, u renditën Admir Kadeli dhe Pranvera Skana me respektivisht 5600 dhe 5531. Në këtë mënyrë, Marjeta Neli i bashkohet 2 deputetëve të tjerë të listës së mbyllur të PS, Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top