Kancelari Merz mesazh urimi Ramës: Pres me padurim takimin tonë të parë në Tiranë

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka ndarë një mesazh urimi për kryeministrin Edi Rama dhe fitoren e PS në zgjedhjet parlamentare. Në një postim në platformën në “X”, Merz shprehet se pret me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Kancelari gjerman do të zhvillojë po ashtu takimin e parë me kryeministrin Rama ditën e nesërme, teksa do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian që organizohet në Tiranë.

“Urime, Edi Rama, për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe takimin tonë të parë në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten”, shkruan Merz.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top