Vllaznia dështon në finale për titullin, Brdariç: Na mungoi lufta dhe përqendrimi

 

Vllaznia nuk ia doli të siguronte titullin e 10-të kampion në historinë e saj, pasi u mposht thellë me rezultatin 0-4 nga Egnatia. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç, u shfaq i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij, por premtoi se do të rikthehen më të fortë.

Në prononcimin për “RTSH”, Brdariç theksoi rëndësinë e tifozëve dhe vlerësoi kundërshtarin:

“Pikë së pari dua të falenderoj të gjithë tifozët për suportin e mrekullueshëm që kanë bërë në stadium. Objektivi ishte t’i kthenim mbrapa gjithë atë mbështetje. Mbas humbjes kundër kampionëve në fuqi, dua t’iu uroj fitoren, respekt maksimal. Dua të falenderoj edhe klubin e Vllaznisë, për atë çka kemi arritur, vendin e dytë. Sot duhej të luftonim më shumë, për të fituar.

Do ta provojmë përsëri. Sot patëm shanse, për 2 dekada nuk marrim titullin, ai ishte objektiv i madh, normal jemi të mërzitur. Ishte një sezon i vështirë, luajtëm, por duhet të reagojmë sa më shpejt.

Kemi pësuar mjaft gola të thjeshtë, sidomos golin e parë. Këto ndikojmë psikologjikisht. Ishim nervozë, nuk patëm mundësi të implementojmë lojën tonë. Nuk e implementuam atë që deshëm për të mundur Egnatian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top