9 të vrarë në Serbi/ Rama: Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave, popullin dhe autoritetet

Një i mitur, 14 vjeçari K. K., rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm qëlloi me armë në drejtim të tyre, ku gjithashtu ka plagosur rëndë mësues dhe nxënës të tjerë.

“Është jashtëzakonisht e trishtueshme të dëgjosh për të shtënat e sotme pa dallim në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe autoritetet serbe. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Rama në një postim në Twitter.

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Dyshohet se ai ka marrë armën e babait herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollën“Vladislav Ribnikar”.

Sipas informacioneve, ai fillimisht ka debatuar me rojën e sigurisë së shkollës, ka nisur ta sulmojë dhe më pas e ka qëlluar me gjakftohtësi. Më pas ai ka hyrë në orën e historisë dhe ka nisur të qëllojë mbi nxënësit.

Nuk dihen ende motivet të cilat e kanë shtyrë adoleshentin të kryente këtë masakër brenda ambienteve të shkollës fillore, ku ishte regjistruar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top