Në qarqet e vendit është drejt fundit procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, nga procesi i numërimit, Partia Socialiste siguron 82 mandate me 52.2% të votave. Forcë e dytë mbetet Partia Demokratike dhe aleatët që deri më tani ka siguruar 52 mandate me 34.3% të votave.
PSD ka marrë 45,131 vota, ose 3.48 përqind, Nisma Shqipëria Bëhet 45,450 vota, ose 3.50 përqind dhe Partia Mundësia 38,266 vota ose 2.95 përqind.
Rezultatet paraprake nga qarku më i madh elektoral, Tirana, tregojnë se Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 47.8% të totalit të votave të numëruara, duke siguruar 19 mandate. Në vend të dytë renditet koalicioni për Shqipërinë Madhështore i kryedemokratit Berisha me 35% të votave dhe 13 mandate.